Në databazën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) të vitit 2000, në Kosovë ishin regjistruar 25 723 ushtare të UÇK-së. Ne kuader te regjistrimeve jane perfshire edhe ish-ushtaret e FARK. Prej numrit te pergjithshem 25,723, rreth 4516 kane sherbyer me pak se 6 muaj dhe nuk mund te kualifikohen si veterane. Numri zyrtar i veteraneve ne baze te IOM do te duhej te ishte 21,207. Te dhenat e fundit flasin se 80,000 persona kane kerkuar statusin ndersa rreth 50,000 e kane fituar ate. Numri i aplikanteve per veterane eshte dyfish me i madh se numri i ushtareve serb ne Kosove gjate luftes (Clark, 1999), me i madh se ushtria e Kroacise gjate luftes. Zona e Dukagjinit ka me shume veterane sesa sesa Ushtria e Shqiperise apo Maqedonise.
Gjate diskutimeve jane drejtuar gishtat drejt figurave te ndryshme mirepo eshte e rendesishme qe gjerat te shihen ne kontekt te ngjarjeve te 2016-2018:
1. Fryrjet e numrave – ka nje histori te gjate te fryrjeve te numrave ndermjet 1999 e deri me sot. Shoqatat e dalura nga lufta kane ofruar shifra prej 40,000 ushtareve qe nga viti 2000. Pergjegjesia primare bie mbi keto organizata.
2. Veteranet dhe Demarkacioni – perpjekjet per miratimin e demarkacionit ishin pershkruar me protesta. Nese marrim per baze numrin prej 15,000 veteraneve nga ZO Dukagjini ne mund te kuptojme edhe arsyen e rezistences dhe protestave. Qeveria e kaluar Mustafa pavedijshmerisht ka prodhuar forcen qe ka shkaktuar renien e saj. Ka nje nderlidhje ndermjet densitetit te veteraneve neper komuna dhe numrit te votave – shenje qe ata mund te jene bere shkas per te ndryshuar harten politike.
3. Veteranet dhe Gjykata Speciale – procesi i regjistrimit te veteraneve ka prodhuar momentum per zhberjen e Gjykates Speciale. Rreziku nga Gjykata Speciale ka prodhuar momentumin per bashkimin e partive te krahut te luftes. Organizatat e Veternave te Zonave te ndryshme jane bere aleate te natyrshem. Shtimi i numrit te tyre ka qene rrjedhe e logjikshme. Ne thelb, Gjykata Speciale ka unifikuar faktorin e luftes. Ne kete beteje kerkohen numra – jo cdo numer. Numra lojal.
4. Kjo situate ka polarizuar shoqerine dhe spektrin politik ne tri gjenerata politike: (a) gjeneraten e LDK dhe partite satelite, (b) partite e krahut te luftes dhe (c) forcat post-pavaresi. Numri i veteraneve ofron edhe nje indikacion per lidershipin e krahut te luftes. Ramush Haradinaj do te mund te bart primatin e forcave te krahut te luftes gjykuar nga numri me i madh i veteraneve ne zonen tij. Kjo domosdoshmerisht krijon potencial per friksione brenda krahut te luftes. Gjithashtu, mund te krijoj aleancen LDK-VV si alternative qeverisese.
5. Protesta dhe Stabilokracia – faza ne te cilen po kalon vendi eshte senzitive per shkak te liberalizimit te vizave dhe pritjeve te BE-se per Marreveshje per Normalizim te Marredhenieve me Serbine. Nuk ka apetit brenda bashkesise nderkombetare dhe shoqerise per te ndryshuar gje. Ne kuader te bashkesise nderkombetare dominon logjika e stabilokracise – ende mendohet se krahu i luftes ofron stabilitet qe forcat tjera nuk munden. Ajo cfare eshte evidente eshte se kjo formule e stabilokracise nuk ofron stabilitetin e synuar. Skandali i Veteraneve, nese nuk korrektohet me shpejtesi, mund te jete fillimi i deligjitimimit te krahut te luftes. Ata e kane vendosur veten ne nje pozicion te ndjeshem penal – kurthe e se ardhmes.
6. Prokuroria dhe Listat – kjo logjika e listave i ngjan teorise se lojes dhe dilemes se te burgosurit. Te gjitha figurat e dine qe jane bere shkelje por nuk mund te deshmojne. Hetimi i Listave nuk ka qene vetem hetim penal por mund te kete shkaktuar renien e Qeverise. Hetimi nuk do te perfundoj askund. Kryeprokurori eshte thjeshte i pafuqishem ne kete situate. Ai s’mund të bëjë asgjë.