Për pagat tona flet njëfarë Bislimi smoku

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 13:19 | Nga Kimete Berisha

Kryeministri s’e kupton çka do të thotë për një grua shqiptare të jetë e zoja e shpisë-sepse nuk ka shtëpi të veten.

Shtetin e udhëheq por shtëpi të veten nuk ka.

Kush nuk vjedh, kush jeton ndershëm, kush nuk bën kompromise (dhe kush nuk dashurohet për interes) – nuk ka pare me meretu asgjë.

Mos e dëgjo Mimozën, e cila ka pare, i ka ndërruar partitë për interes material;
ideali i saj janë paret;
është e akuzuar për keqpërdorim në procesin e privatizimit…
ajo është depsuze klasike.

Mos e dëgjo Armendin, se ai është narcisoid – pa ndjenja, ai nuk e kupton… (s’po du me tregu tash gjëra tepër të ulëta që m’i kanë treguar për të – se nuk e kam zanat).

Mos e dëgjo Artanen, se ajo është apatike, s’ka vullnet flokët e veta m’i la me rregull.

Ne duhet m’i tërheq 30 përqindëshin e pareve të trustit (se qysh po shihet, pak kush mund ta pres pensionimin, pa i plas zemra).

Me ato pare të trustit mafia incognito bëjnë biznes, kurse ne e masim detin me filxhan.

Për pagat tona flet njëfarë Bislimi smoku.
Çfarë mashkulli është ai që merr shembuj me smoka!
Që i mban kundrat me lloç dhe që rren në emër të ndërkombëtarëve – aty neve s’na intereson.

Po edhe smoku u shtrenjtu.

Edhe pranvera erdhi me shi.
Depresioni kur kombinohet me shi, të çon në mendime të errëta.

Çfarë jete është kjo kështu!
Pse kjo atmosferë anti-shqiptare?

Pse ua keni ndalu’ qeveritarëve tuaj të shoqnohen me ‘shqiptarë të ndershëm’!
Mos rrini me ‘shqiptarë të ndershëm’ dhe me ish-shqiptarë të sistemit – se e prishni namusin.

Qeveria Kurti si aktorët e Kinostudios, absolutisht jashtë modës dhe jashtë realitetit.
Me jaka aknagërsh, rollka, shishka, pantolla shizë, espadrilla, kllompe, rruza, kaubojka, leptir mashne, me tentene… dhe jalla moj Mejhane o me dy mindila.

Pse ende jetojmë në teh!
Përgjigju.
Dikush do të përgjigjet për varfërimin e shqiptarëve dhe zbrazjen e Kosovës.

Nuk bëhet për padije – është plan i qeverisë për shpërnguljen e shqiptarëve, për varfërimin dhe për izolimin e Kosovës (edhe nga Shqipëria).

Asgjë e re nën këtë qiell.
Pakënaqësi, pasiguri, përndjekje, ekzod, vobektësi.

Psikologjia këshillon: ngulja sytë ngjyrës së kaltër kur ndjehesh i mërzitur, se e kaltra ka efekt qetësues!
Duhet me provu.

Po i largon shqiptarët nga puna si Serbia:
A je ‘shqiptar i ndershëm’?
A je me Babën?
Nëse je – nënshkruaju e rri!
Nëse jo – largohu.

Ti e di se kur i largon njerëzit nga puna, i vret.
Sepse, humbja e punës është shok psikologjik dhe përjetohet si tragjedi, si kur e humb njeriun më të dashur, është vdekje; lexo, pyeti viktimat e regjimit tënd.

Gjallë e ngushtë, de.

A ka ngushtësi më të madhe se sa kur një burrë kthehet në shtëpi, dhe i tregon familjes se s’merr më rrogë!

A e merr me mend se si ndjehet një grua që largohet nga puna, pa asnjë gabim të saj.

Ti e di që Institucionet e Kosovës janë strehimore për të pastrehët
(siç është edhe RTK);
punëtorët (pa përjashtim, me mjek e me arsimtarë) janë raste sociale, u thonë paga – po janë ndihma humanitare.

Kosova nuk jep paga (nuk ka sigurim në punë as sigurim shëndetësor), jep veç social.

Kosova është shoqatë humanitare, që popullin e mban me social.

Institucionet janë ndërtesa të kalbura, dhe të mykura.

Çka do të thotë kjo? –
largohen shqiptarët nga puna, në mënyrë kolektive!
S’ka faj kolektiv.
Këso masa të dhunshme ka bërë veç Serbia!

Shqiptarët po i diferenconi.
Ose po i përzëni nga Kosova ose po i çoni në vetëvrasje!

Të ngjashme