Për pesë orë zjarrfikësit mezi e shpëtuan qenin që ra në gropë (VIDEO)

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Zjarrfikësit në Sicili kaluan pesë orë natën e së shtunës duke shpëtuar një qen të vogël që kishte rënë në një gropë 2 metërshe në një shkëmb në fshatin Valledolmo afër Palermos.

Zjarrfikësit nga ekuipazhi “Urban Search and Rescue”, të specializuar në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve dhe kafshëve të bllokuara përdorën një çekiç pneumatik për të thyer shkëmbin dhe për të krijuar një hapësirë ​​të madhe që një zjarrfikës të zbriste në hapësirë dhe të tërhiqte qenin, raporton AP, transmeton Klankosova.tv

Më pas qeni u dërgua në një klinikë veterinare.

Të ngjashme