Sot eshte nje nga ditet me te rendesishme per qytetaret e Maqedonise, qe nga momenti kur kjo njesi federative u pavaresua nga Jugosllavia ne menyre paqesore.
Referendumi per emrin e ri te Maqedonise se Veriut, marreveshje ndershteterore ndermjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, trason rrugen qarte drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Sot qytetaret e Maqedonise, te ciles do etni qe jane, e kane mundesine qe ta vulosin te ardhmen e tyre evropiane.
Korpusi i partive politike shqiptare te Maqedonise si asnjehere me pare eshte i determinuar ta zgjedhe te ardhmen evropiane.
Problemet jane ne taborrin maqedonas, sidomos tek opozita. VMRO DPMNE, ish partia ne pushtet, heshturazi ka zgjedhur bojkotimin e ketij instrumenti te rendesishem te shperfaqjes se vullnetit popullor, pavaresisht insistimit te madh nderkombetare.
Pra pa pjesemarrjen e ketij subjekti politik ne kete gare, eshte shume e veshtire te arrihet cenzusi prej me shume se 900 mije votuesve, qe eshte 50 perqindeshi i trupit elektoral ne Maqedoni.
Edhe ne Maqedoni ekziston problem serioz ne listen zgjedhore, pavaresisht tentativave shterbe per ta pastruar ate.
Pos kesaj nje problem i rendesishem eshte edhe migrimi i madh i qytetareve, pjestare te krejt komuniteteve, maqedonas, shqiptare dhe te tjera.
Nje pjese e konsiderueshme e trupit elektoral nuk do te kete mundesi ta ushtroje kete te drejte qytetare.
Referendumi per emrin e ri te Maqedonise se Veriut, eshte marreveshje ndermjet Shkupit dhe Athines.
Kryeministri aktual Zoran Zaev ka marre persiper per ta kaluar nje proces jopopullor tek maqedonasit, ne menyre qe ta hap rrugen drejt BE-se dhe NATO-s, qe ishte bllokuar kryekeput si rezultat i problemeve te hapura me Greqine.
Per ta bere nje gje te tille duhet nje guxim i madh politik pa asnje dyshim.
Shqiptaret si element shtetformues jane te palekundur ne votimin pro kesaj marreveshje.
BDI i prine ketij procesi derisa partite tjera jane po ashtu “on board”.
Opozita maqedonase ne fushaten e saj anti marreveshje ka zgjedhur te merret me shqiptaret, sikur shqiptaret te ishin shkaktari kryesor qe Maqedonia ta ndryshonte emrin.
Pra shqiptaret ne kete rast nuk jane problemi, por jane faktori shtetformues i debllokimit te rruges se Maqedonise.
Referendumi sa per informacion nuk eshte obligativ por keshilldhenes per institucionet e Maqedonise.
Por referendumi eshte argument i fuqishem politik per dy palet.
Ne dy variantet e mundshme nese kalon apo jo, partite politike maqedonase do te kerkojne rilegjitimim dhe zgjedhje te parakohshme.