Ata që çuditen me rezultatet e reja katastrofale në PISA, ose janë të padijshëm, ose janë mashtrues. Pse?
Sepse për rezultatin katastrofal nuk është faji i një qeverie, po i të gjitha qeverive.
Nuk është faji i një ministreje, po i të gjithë ministrave deri sot.
Ndaluni e mendoni drejt: kush i ka hartuar planprogramet mësimore?
Kush i ka miratuar librat shkollorë? Kush i ka zgjedhë mësuesit e arsimtarët? Dhe e keni të qartë: të gjithë.
E vetmja përgjegjësi direkte e kësaj qeverie është trajtimi jonjerëzor i kërkesave të mësuesve dhe arsimtarëve grevistë, gjë që me siguri e ka bërë gjendjen edhe më të rëndë.
Por gjendja ka qenë katastrofale edhe para kësaj qeverie.