Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për dy këngë të reja të titulluara “Gënjeshtar je” dhe “Pare”, të cilat këngëtarja i ka gërshetuar në një video të vetme.
Për muzikën dhe tekstin e të dyjave është kujdesur vet Ronela, teksa incizimi është bërë në studion e Tull Production.
Secila nga këngët ka klipin e saj të vet, por që të dyja janë përmbledhur në një video të përbashkët në kanalin YouTube.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prishtina, Imagine Films.
Ronela është shumë aktive në prurjet e reja muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e saj.