Për shkak të evazionit fiskal aktorja e famshme kineze gjobitet qindra miliona dollarë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra milionë dollarë për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen 3 muaj pasi ylli aziatik i filmave nuk ishte parë më në publik.

Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t’i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur.

Mendohet se aktorja e famshme kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që i paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët.

Të mërkurën, Fan Bingbing kërkoi falje në llogarinë e saj Weibo: “Kam vuajtur shumë kohët e fundit… Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. U kërkoj falje të gjithëve”.

Aktorja kineze është bërë e famshme në të gjithë botën pasi ka interpretuar në sagën e filmave “X-Men” dhe “Iron Man”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme