Për shkak të problemeve me internet, nuk nis numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

Prishtinë | 14 Tet 2025 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Në QKN-të e Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit, i cili po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive.

Kështu ka njoftuar KQZ, teksa tregoi se numërimi i votave po vazhdon në 34 komuna, si, në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut. Kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë:

🗳 Procesi i numërimit po vazhdon – Dita e dytë

📅 14 Tetor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i numërimit të votave është duke

vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

✅ Në QKN e Hanit të Elezit, numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje.

📊 Deri tani nga 250 vendvotime, përkatësisht 500 kuti votimi nga të dyja llojet e zgjedhjeve janë:

🔹 verifikuar rezultatet për Kryetarë të Komunave,

🔹 verifikuar rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale,

🔹 numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

🌐 Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa probleme.

⚠️ Në QKN-të e Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit, i cili po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive. Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Për çdo zhvillim të ri, do të njoftoheni me kohë nga KQZ.

#zgjedhjetlokale2025

Të ngjashme