Për shkak të reshjeve të dendura Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” njofton se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.

Sipas ujësjellësit, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se për shkak të  turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU  është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj,  sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në  Impiant.

Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH  Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më tē lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale.

Si pasojē e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.

Të ngjashme