Për shkak të shirave, Prishtina ndërpret përkohësisht dezinsektimin

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se procesi i dezinsektimit hapësinor do të ndërpritet përkohësisht.

“Për shkak të të reshurave të shiut dhe motit jostabil, përkohësisht ndërpritet procesi i dezinsektimit, i cili ka filluar të shtunën me 27 korrik”, thuhet në njoftimin për medie.

Dezinsektimi do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi.


Të ngjashme