Për shkak të tërmeteve, hapet kampi ushtarak në Ohër për qytetarët

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 13:41 | Nga

Ministria e Mbrojtjes i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin dhe rrethinën në dy javët e fundit.

“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Dyert e kampit, theksojnë nga MM, janë të hapura për qytetarët të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet.

Paraqitje për akomodim në kamp mund të bëjnë në numrin e telefonit 070 403 392. Personi për kontakt wshtw Riste Spasovski, udhëheqës i sektorit për shërbime, turizëm, mirëmbajtje dhe auto park në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Alsat-M.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme