(Poezi nga Dalinë Arifi)
Për sytë e tij kafë,
Qiellin kam nda n’gjysmë.
Veç ai me buzëqesh
E unë me u mbush jetë.
Për sytë e tij
Botën kisha rrotullu.
Aromën e ndjenjën e tij
Sall për fjalën “Të du”
Pasha t’madhin Zot
Veç sytë e tij i du.
Edhe bota me u përmbysë
Tjetër sytë e mi s’kanë me shikju.