Për të ardhur shumë shpejt në formë, zëvendësoni një vakt në ditë me këtë pjatë “magjike”

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Kush ka thënë që për të hequr ca kile duhet të hash pak dhe keq? Përfitoni nga stina e bollshme për të pasuruar dietën me një pjatë që do ju shtojë vitamina, minerale, ngjyra, freski dhe alegri në ditën tuaj. Dhe do mbajë larg jush, kaloritë e tepërta…

Ja një ide. Zëvendësoni një vakt në ditë me një sallatë të pasur, të shijshme, të freskët dhe ushqyese. Bëni kujdes ta përgatisni, pikërisht të shijshme dhe të ushqyeshme. Nuk duhet shumë, vetëm përbërësit e duhur.

Bazë. Sallatë. Vaj. Uthull ose limon. Pak kripë.

Përbërësit  mund t’i shtoni sipas dëshirës. Çfarë mendoni për një mollë të ëmbël të prerë në kube? Edhe dardhët mund të jenë shumë të mira në një sallatë vjeshtore? Po për ca arra?

Sa për t’i dhënë pak përmbajtje sallatës dhe… ndoshta, nëse doni të shtoni proteina, disa kuba proshutë pule, ose për ata që nuk e kanë qejf mishin, kubeta tofu. Edhe kube djathi, nëse ju pëlqejnë shijet e forta.

Cila është doza? Cilat janë raportet e duhura? Rregulli është: asnjë rregull. E bukura e këtyre sallatave verore është që mund të gërmoni fantazinë tuaj dhe kreativitetin sa të doni, shkruan classlifestyle.. Ajo që ka rëndësi është vetëm oreksi dhe shijet tuaja gastronomike.

Zëvendësoni një vakt në ditë me një sallatë të madhe dhe kjo do ju ndihmojë për linjat, do i bëjë mirë trupit dhe do sjellë freski në regjimin tuaj ushqimor. Provojeni!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme