Gina Haspel është bërë gruaja e parë në historinë amerikane që do të jetë në krye të CIA-s. Vendimi sapo është marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Pak minuta pasi Trump e emëroi ish drejtorin e deritanishëm të CIA-s, Mike Pompeon si sekretar të ri të shtetit, menjëherë e ka gjetur zëvendësuesen.
“Kam kënaqësinë të njoftojë se Gina Haspel do të bëhet drejtoresha e parë e CIA-s dhe gruaja e parë që do ta mbajë këtë pozitë. Urime për të gjithë” njofton Trump.