Senati në SHBA ka aprovuar drejtoreshën e parë grua të CIA-s, përkundër kritikave për rolin e saj në këtë agjenci në programin e marrjes në pyetje pas 11 shtatorit.
Konfirmimi i Gina Haspel, me 54 vota për dhe 45 kundër, vjen pas një konfrontimi në mes të senatorëve në lidhje me teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s gjatë kohës së presidentit Bush.
Haspel, një veteran e CIA-s, kishte udhëhequr operacionet në një “lokacion të errët” në Tajlandë, pas sulmeve të 11 shtatorit 2011.
Ish drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, është larguar nga kjo pozitë për të marrë postin e Sekretarit të Shtetit.