Asgjë nuk ka me ndryshu dhe prej 1 janarit qytetarët e Kosovës pa viza kanë me udhëtu në zonën e Schengen-it për 90 ditë.
E kam ditur qe dy muaj që vizat kanë me u përdorë si kërcënim për Albin Kurtin, e nuk kam dashtë me jau prish disponimin me këto llafe. Jo vizat, por edhe shtegtimi i zogjve nga Europa në Afrikë përmes Kosovës ka me u përdorë si kërcënim nëse e mundshme.
Gjithçka çka është me rëndësi ka me u përdorë si politikë e “shkopit” (pa karrotë) kundër Kosovës se qendra e diplomacisë tonë ka qenë ma e dobëta ndonjëhere këto vite.
Edhe nga Lindja e Mesme një ditë na kanë telefonu me na ba presion në lidhje me dialogun dhe veriun, aq poshtë jemi ta në diplomaci.
E BE nuk po mëson shumë. Nëse dëshirojnë me pas efekt, le t’ua vendosin vizat qeveritarëve që nuk po i dojnë, e jo me i ndëshku qytetarët më të margjinalizuar të Europës që për 20 vjet i kanë mbajtur si në burg të izoluar.