Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se ky subjekt politik po tregon përgjegjësi në qeverisjen aktuale në vend me ministritë që drejton dhe në qeverisje në nivelin lokal.
Ai ka thënë për “Ekopa e Re” se Nisma do t’i mbajë premtimet përrealizimin e projekteve si ai “çdo familje nga një të punësuar”.
Duke folur për fazën e fundit të dialogut Kosovë – Serbi, Hoxha ka theksuar se lideri i partisë së tij, Fatmir Limaj, disa herë u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike mos t’i ikin kësaj përgjegjësie në këtë proces.
“Për temat kombëtare duhet të gjendet konsensus sa më i gjerë”, është shprehur ai.
Hoxha ka folur edhe për qeverisjen në Gjakovë, ku pjesë e saj është edhe Nisma.
Sipas tij, shumica e projekteve që ky subjekt ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore tashmë janë duke u zbatuar.