Brenda dy vjetëve të fundit, në vendin e tyre të punës, kanë humbur jetën 16 persona. Kjo shifër është edhe një tregues se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është shqetësuese.
Kështu thotë kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, gjatë një interviste dhënë për Ekonomia Online. Nga ana tjetër, ai flet për numrin e vogël të inspektorëve të cilët janë të pamjaftueshëm që të arrijnë të inspektojnë të gjitha bizneset.
Brenda dy vjetëve të fundit, në vendin e tyre të punës, humben jetën 16 persona. Kjo shifër tregon se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është shqetësuese.
Kryeinspektori Ibrahimi ka thënë se krahasuar me vitin 2014, kur në vendin e punës humbën jetën 17 persona, në dy vjetët e fundit ka një rënie të aksidenteve në ndërtimtari, mirëpo ai ka thënë se numri i vdekjeve në këtë sektor mbetet shqetësues.
“Vitin e kaluar kemi pasur 8-9 të vdekur në vendin e punës, kurse këtë vit i kemi 7 të vdekur, por për ne kjo është tepër shumë. Ne po bëjmë çmos që t’i ulim aksidentet në vendin e punës. Në bazë të analizave tona që i kemi bërë ne çdo vit së paku tre muaj kemi inspektime intensive vetëm në ndërtimtari. Por fatkeqësisht, ende gjendja nuk është e tillë që ne me u krenuar me një rezultat që kemi arritur. Edhe pse, në qoftë se ne vitin 2014 i kemi pasur nga 17 të vdekur në vendin e punës, natyrisht që është arritje, por a jemi të kënaqur, gjithsesi nuk jemi të kënaqur”, tha kryeinspektori Ibrahimi.
Ibrahimi ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë hasur në 1900 punëtorë pa kontrata pune, ndërsa në tetë mujorin e këtij viti kanë gjetur 1100 punëtorë pa kontrata.
Ndërsa thotë se për subjektet që kanë shkelur ligjin e punës, kanë shqiptuar rreth 300 gjoba.
Intervista e plotë me kryeinspektorin e punës, Basri Ibrahimi, publikohet të premten.