Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2018.
Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2018 (TM4 2018) pjesë e anketës ishin 208 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.
Në TM4 2018, numri i vizitorëve ishte 72449, prej tyre 38.12% ishin vendorë dhe 61.88% ishin vizitorë të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 121479, prej tyre 34.30% nga vendorët dhe 65.70% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 27734 vizitorë dhe 52254 net qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia,etj.