Për tre muaj Qeveria shpenzoi afër 600 milionë euro

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 15:13 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon për herë te parë Llogaritë Qeveritare të
Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare
brenda kësaj periudhe (TM4 2016).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2016 ishte 436.6 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në proddhime, të cilat paraqesin 73% të
totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të
hyrave.

Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i
punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%).
Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme