Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016, gjithsej janë regjistruar 2 476 ndërmarrje. Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje.
Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.
Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%.