SHSKUK të martën ka furnizuar me penj kirurgjik Klinikën e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Burime të Klan Kosovës brenda QKUK-së bëjnë me dije se penjtë kane munguar për tri javë dhe se se pacientët i kanë blerë vet ato kur janë futur në operacion.
Për po aq kohë ka pasë mungesë edhe të betadines apo jodit, e që edhe me këtë të fundit tashmë është bërë furnizimi i nevojshëm.
Lidhur me këtë Klan Kosova ka dërguar pyetje në drejtori të SHSKUK-së, por kjo e fundit nuk ka kthyer ende përgjigje.