Për vizitën e kryeministrit Kurti dhe takimet e tij në Gjermani
Prishtinë | 05 Maj 2022 | 15:00 | Nga Jusuf Thaçi
- Për aq kohë sa kryeministri Kurti nuk nënshkruan me Serbinë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, gjithë kritikat ndaj tij për takimet e fotografitë e tij me përfaqësuesin e Serbisë janë shterpe, pa përmbajtje, janë thjesht propagandë.
- Pavarësisht pikës së mësipërme, ata që në të kaluarën nuk kanë lënë të zezë pa thënë për udhëheqësit shtetërorë të Kosovës vetëm pse janë takuar e kanë bërë fotografi me udhëheqësit e Serbisë (jo për marrëveshjet e dëmshme), tash duhet ta përjetojnë në lëkurën e vet atë që ua kanë bërë të tjerëve. Çdo e mbjellë do të korret!
- Sapo të kthehet nga Gjermania, kryeministri Kurti duhet të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës për gjithçka që ka ndodhur gjatë vizitës dhe takimeve në Gjermani, posaçërisht për diskutimet me palën serbe. Mungesa e transparencës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi duhet të marrë fund njëherë e mirë!