Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez që abdikon në më shumë se 200 vjet.
Në fjalimin e tij të fundit publik si perandor, Akihito dorëzoi simbolet e pushteti dhe falëndroi publikun për mbështetjen e tyre gjatë sundimit të tij 30-vjeçar.
Ceremonitë e së martës filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios.
85-vjeçarit iu është dhënë leje ligjore për t’u abdikuar pasi ka thënë se ndihet i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës së tij dhe përkeqësimit të shëndetit.
Djali i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të ngjitet në fronin e Krizantemës të nesërmen, duke filluar një epokë të re.
Perandori në Japoni nuk mban fuqi politike, por shërben si një simbol kombëtar. Gjatë mbretërimit perandori Akihito njihet për ndërveprimin e tij me njerëzit që vuajnë nga sëmundjet dhe ata të prekur nga fatkeqësitë, duke u bërë një figurë e dashur për japonezët.
Ndërsa perandori nuk ka fuqi politike, ai shërben si një figurë kombëtare.