Perandori japonez, Akihito, 84 vjeç, vuan nga anemia cerebrale dhe mjekët kërkuan një periudhë pushimi për të, çka do të thotë pezullim i aktiviteteve perandorake.
“Madhëria e tij, perandori Akito është ndjerë shumë keq rreth orës 04:00, shoqëruar me të vjella, marrje mendsh dhe djersitje si shkak i një anemie cerebrale”, tha zëdhënësi Yoshihide Suga gjatë një prononcimi të rregullt për shtyp.
“Aktivitetet e parashikuara gjatë ditës së sotme u anuluan pas Akihito ka nevojë të pushojë. Asgjë nuk është vendosur akoma për ditët në vijim”, saktësoi Suga.
Akihito, perandori i 125-të i Japonisë, është në fron që prej janarit të vitit 1989.
Ai normalisht duhet të lërë detyrën në fund të prillit të ardhshëm sipas një ligji special që e autorizon për të hequr dorë nga të gjitha funksionet e tij, shkruan atsh.
Në gusht të vitit 2016, Akihito kishte dhënë një deklarata të pazakontë në televizion duke shfaqur shqetësimin e tij për rreziqet e mospërmbushjes së detyrimeve që i përkasin funksionit të simbolit të popullit dhe unitetit të kombit.