Uebfaqja e njohur e xhudos, “XhudoInside” ka shkruar për sukseset e njëpasnjëshme të Kampiones Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendit, transmeton Koha.net.
Në shkrimin e kësaj faqe, Kelmendi thuhet se është kandidatja numër një për t’u zgjedhur “Atletja më e mirë” në ciklin olimpik 2012-2016.
“Prejse fitoi titullin e botës në vitin 2013, Majlinda Kelmendi është mposhtur vetëm njëherë. Ajo humbje ishte nga Erika Miranda e Brazilit në vitin 2015, vetëm dy muaj pasi Kelmendi ishte kthyer nga lëndimi i gjatë”, shkruan JudoInside.
“Në galan e Kampionateve Botërore që mbahet të shtunën, ajo është kandidatja kryesore që ta fitojë çmimin Atletja më e Mirë për ciklin olimpik 2012-2016”, shkruan kjo uebfaqe.
“Ajo është aq dominonte në kategori sa të gjithë të tjerat konsiderohen autsajdere për titull”, thuhet veç të tjerash për Majlinda Kelmendin, e cila po përgatitet për Botërorin “Budapest 2017”.