Trepça dhe Peja do të ballafaqohen në mes vete në derbin e xhiros së katërt të Superligës së basketbollit, që do të luhet nesër
Xhiroja e katërt e Art Motion Superligës së basketbollit do të fillojë të enjten.
Dueli i parë do të jetë ai në mes të Trepçës dhe Pejës.
Këto dy skuadra janë të vetmet të pamposhtura deri tash në elitën e basketbollit kosovar.
Ato i kanë regjistruar nga tri fitore në tri ndeshje, shkruan Gazeta Express.
Ky fakt garanton se na pret një ndeshje spektakolare në mes të rivalëve të vjetër të basketbollit të këtushëm.
E sfidat tjera të kësaj xhiroje do të luhen në fundjavë dhe pritet të sjellin po ashtu ndeshje interesante.
Mbi të gjitha, përballja Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina pritet me kërshëri të madhe.
Ky duel do të zhvillohet të dielën.