Është zhvilluar një nga përballjet më të forta në historinë e sportit të boksit mes Deontay Wilder dhe Luiz Ortiz.
Përballja e gladiatorëve të ringut që ndodhi në mëngjesin e së dielës i takoi Wilder-it i cili e mposhti Ortizin në raundin e shtatë.
34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme.
Ai nuk ishte në gjendje të ngrihet në këmbë për ta vazhduar ndeshjen.
Por, për gjashtë raunde më dominues ishte Ortiz që e rrezikoi seriozisht humbjen e titullit kampion të Wilderit.
Kjo ishte një përsëritje e meçit të parë mes tyre në vitin 2018, me Wilder që kishte triumfuar edhe në atë botë.
Wilder e fitoi për herë të 10-të titullin në kategorinë WBC.