Përcaktimi i të hyrave të lejuara për operatoret e energjisë, përplasë opozitën me ZRrE-në

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 14:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka diskutuar mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatoret e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike, ku të pranishëm ishin edhe Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim, foli eksperti i çështjeve financiare, Florin Aliu, duke thënë se një prej komponentëve të rëndësishëm në caktimin e të hyrave të kompanive, përkatësisht tarifave të energjisë është kostoja mesatare e ponderuar e kapitalit.

Ai folur për mënyrën se si janë caktuar të hyrat nga ZRRE-ja për KOSTT dhe KEDS-in. Aliu tha se ZRRE-ja përdorë një formulë që nuk është standarde në të cilën përfshihet edhe niveli i tatimeve, që sipas tij, nuk gjenden në teoritë standarde të financave.

Sipas tij, ZRRE-ja ka vendosur që tatimet që i paguajnë kompanitë si KEDS dhe KOSTT.

“Kjo është krejtësisht e gabuar dhe praktikë që nuk mund të haset në punime shkencore të kësaj natyre, pasi modeli CAPM bazohet mbi disa kufizime një prej të cilave është fakti që supozohet që nuk ka tatime. Tatimi mbi fitimin e korporatave në Kosovë është 10 për qind. Nëse këtë 10 për qind e aplikojmë në formulën që e aplikon ZRRE-ja, atëherë të gjitha rezultatet nga CAPM duhet pjesëtuar me 0.9 (1 – 10%)”, ka thënë Aliu para Komisionit.

“Në raportet e fundit që ka publikuar Zyra e Rregullatorit gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave ka treguar se Mesatarja e Ponderuar e Kostos së Kapitalit (ËACC) për OSSH/KEDS dhe OST/KOSTT është në nivelin prej 8.3%”, tha tutje.

Në anën tjetër, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se kanë marrë praktikat më të mira evropiane dhe se 18 vende nga 20 praktikën e njëjtë të llogaritjes së të hyrave maksimale të lejuara.

Fejzullahu theksoi se këto metodologji dhe rregulla kanë qenë në diskutim publik në vitin 2011 dhe 2017 dhe se nuk ka pasur ndonjë koment për këtë metodologji, duke thënë se formula që ka përdorur ZRRE-ja dhe ajo që përmendi eksperti Aliu është e njëjtë.

Fejzullahu ka thënë se të njëjtën formulë e ka përdorur ZRRE dhe raporti i vendeve që janë pjesë e Rregullatorëve Evropian, derisa deklarimet e Aliu i quajti dezinformata.

“Ky proces është shumë kompleks. Ka filluar ne vitin 2017. Ne kemi marrë praktikat më të mira evropiane. Prej 20 vendeve ku jemi anëtarë aplikojmë në 18 prej tyre. Ky model ka qenë 19 muaj në diskutim publik. Edhe në vitin 2017, ZRRE i ka rishikuar 25 rregulla. Formula është e njëjta, asnjë ndryshim. Është dezinformim nëse merrni raportin e ERA-s ekzaktësisht është e njëjta formulë dhe është e përdorur siç është përdorur nga rregullatori i Kosovës. Këtë vit kemi angazhuar konsulentë specifike që kanë ofruar shërbime për disa rregullatorë. Këtë vit vendoset për 5 vitet e ardhshme. ZRrE do të marrë hapa të nevojshëm. Në çdo proces kushdo që ka komente i dërgon dhe ZRRE-ja ka me i trajtu”, tha ai.

Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje ka thënë se mënyra e përcaktimit të të hyrave të lejuara është si ai i vitit 2017. E mira e këtij diskutimi sipas saj është se nuk ka ndërhyrje politike.

“Zyra e rregullatorit është agjencion i pavarur që i raporton kuvendit. Na takon te marrim të gjitha informacionet se procedura e cila është kryer në vitin 2017 dhe afatin tjetër e ka në vitin 2022. Neve na takon në cilësinë e komisionit të japim rekomandime për ZRrE-në. Prandaj shpresoj që ky diskutim të jetë profesional dhe të arrijmë të kemi rezultatet pozitive. Ky takim është ftuar të gjitha paqartësitë për të hyrat apo në të ardhmen. Nëse ne nuk i përgjigjemi dyshimeve atëherë ne kemi problem bashkërisht. Në formën se si është përcaktuar koeficienti dhe premia e riskut të kemi përgjigje. Më e mira është që nuk ka hapësire për ndërhyrje politike”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Bordi i ZRrE-së nuk është aspak transparent, duke thënë se po i ngjall dyshime se në shërbim të kujt janë.

“Ka shumë qytetarë që mendojnë se ZRrE ka qenë në shërbim të kompanisë private. Ne nuk marrim përgjigje nga ju. Si ka mundësi që kostoja të dalë 8.3 për qind. Kjo po e vë në dyshim se në shërbim të kujt është kjo. Nuk keni arrit me qenë transparent. Pse nuk po e përmendeni që të hyrat përfshijnë 120 milionë. Kjo do të thotë se qytetari paska paguar më shumë se që është dashur nga viti 2017”, tha Bajrami.

Të ngjashme