Analisti politik, Labinot Balaj, ka thënë se zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, do ta ushqejnë shpresën e Vetëvendosjes për rekrutimin e ndonjë deputeti të tyre.
Balaj tha se në harkun kohor prej 9 shkurtit dhe sipas tij, të gjitha zvarritjet që kanë ndodhur, VV-ja mund t’i ketë shfrytëzuar në funksion të përpjekjes për t’i bërë numrat për krijimin e një qeverie të re.
“Besoj që në këtë hark kohor prej 9 shkurtit dhe këto zvarritjet i kanë shfrytëzuar në funksion të përpjekjes për t’i bërë numrat për krijimin e një qeverie të re”.
“Mendoj që zhvillimet e reja brenda LDK-së ia ushqejnë shpresën VV-së që ta rekrutojnë ndonjë deputet nga radhët e LDK-së”, tha Balaj në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai foli edhe për seancën e 15 prillit, e caktuar nga presidentja Vjosa Osmani si ditë ku pritet të konstituohet legjislatura e nëntë, për të cilën tha se VV-ja do të përpiqet që të mos e humbas rastin për ta marrë postin e kryetarit, meqë i takon.
“Është e domosdoshme për ta që ta zgjedhin kryetarin e kuvendit, pasi në rast se iu pamundësohet formimi i qeverisë, rrjedhimisht i duhet kryetari i kuvendit për të shtyrë agjenda përpara të këtij subjekti politik në të ardhmen”.
“Kjo i mundësohet më lehtë kur e kanë postin e kryetarit të kuvendit, në rast se i pamundësohet votimi i një qeverie, bartës të së cilës do të jenë vet”, tha ai.