Nëse BMW M5 për dikë nuk ka fuqi mjaftueshme, kompania bavareze tani ofron edhe një version të fokusuar për pista garash të quajtur M5 Competition, tek i cili i është shtuar fuqi e tipare të tjera mekanike.
Por nëse as 617 kuaj fuqi nuk janë të mjaftueshme për super sedanin familjar, atëherë duhet thirrur kompania ‘Gorilla Performance’, transmeton koha.net.
Kompania gjermane për modifikimin e veturave, tani kanë njërën nga më të fuqishme, në mos më të fuqishmin BMW M5 në botë nga gjenerata F90.
Ata kanë bërë që BMW M4 të prodhojë 720 kuaj fuqi nga motori 4.4 litërsh V8 biturbo.
Siç shihet në një video të postuar në Youtube, BMW M5 i përditësuar shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3 sekonda.
https://www.youtube.com/watch?v=SmPVQ2Lp1UY