Përdorimi i AI-së në kompani e biznese, Sahatqija: Çka do të bëhet me njerëzit që mund ta humbasin punën

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 13:28 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në kompani dhe biznese, po vlerësohet si shumë i rëndësishëm për të lehtësuar punën, porse duhet të mendohet se çka do të ndodhë për personat që e humbin punën, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në ditën e dytë të Forumit për Investime të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë – EIC, në panelin me temën “Inteligjenca Artificiale-Mundësi revolucionare për të përshpejtuar investimet e qëndrueshme”.

Aty i tha se për humbjen e punës si pasojë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, duhet të merren hapa nga Qeveria e vendit.

Drejtori i IPKO-s, Andras Pali, tha se Inteligjenca Artificiale ka ndryshuar shumë gjëra dhe se më asgjë nuk do të jetë si në të kaluarën.

Ai tha se përdorimi i kësaj teknologjia ka ndihmuar shumë komani në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave.

“AI do të ndryshoj shumë gjëra, një gjë është e sigurt se asgjë nuk do të jetë si në të kaluarën. Kemi kapacitete të jashtëzakonshme kur flasim për shqyrtimin e të dhënave, të dhënat janë gurthemeli i të gjithave. Në të kaluarën nuk kemi qenë në gjendje që të mbledhim, tani të dhënat po sa t’i mbledhim mund t’i kthejmë në një mjetë të dobishëm që këto të funksionojnë më mirë për kompanitë. Ne e përdorim AI për optimizimin e konsumit energjetik. E përdorim AI në ndërveprime për kujdesin për konsumatorin, e përdorin në planifikimin e rrjeteve tona dhe më e rëndësishmja është se e përdorim për masat e sigurisë kibernetike. Kur e shikojmë botën sot mund ta kuptojmë që siguria fizike nuk është ajo që ka qenë pra sa vitesh, tani është siguria kibernetike. Çka bëjmë ne në IPKO, është se përpiqemi që të gjejmë mënyra se si të përgatisim të gjithë individët njerëzor dhe konsumatorët që të përshtaten me ndryshimet. Vetëdijesimi, trajnimi dhe informata e duhura se si kjo teknologji mund të përdoret do të jenë shumë të rëndësishme për në si biznes dhe do të jenë shumë të rëndësishme edhe për Kosovën si shoqëri. Do të duhej të shihnim më shumë veprime nga akterët politik në këtë sferë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ambasadorja e Grave në Tech-Kosova, Teuta Sahatqija, tha se është shumë e rëndësishme të mendohet se si do të veprohet me njerëzit që mund të mbesin pa punë si shkak i përdorimit të Intelegjencës Arrificiale, por ajo ka bërë thirrje që edhe qeveria duhet të ndërmerr hapa për këtë çështje.

“AI është këtu dhe do të mbete edhe tash varet nga ne se si do të pozicionohemi. Unë kam bërë shume trajnime në Kosovë në lidhje me AI, me aktere të ndryshme. Kur flasim për AI duhet ti kemi parasysh tri gjëra, e para ka të bëjmë me zhvilluesi dhe kompanitë që prodhojnë AI dhe ndërgjegja se çka do të bëhet më vonë. Shtylla e dytë është impakti social i AI, dëgjova se IPKO, TELEKOM ka nis të mendoj se çfarë të bëjë me njerëzit që mund ta humbasin punën shpresoj që edhe qeveri jonë të mendoj këtë. Inpakti socila është shumë i rëndësishme. Shtylla e tret kur flasim për AI janë të gjithë të tjerët. Duhet një angazhim më i madh i qeverisë në këtë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Florent Lila, shef i Produkteve me Pakicë dhe Transformimit Dixhital në Raiffeisen Bank në Kosovë, ka thënë se kompanitë në të kaluarën janë përballur me mungesë të të dhënave dhe grumbullimin e tyre, por me përdorimin e Inteligjencës Artificiale mund t’i tejkalojnë këto sfida.

“Me AI po shpresojmë që të gjitha këto t’i tejkalojmë dhe është e mirë që shumica e bizneseve në Kosovë të telekomunikimit dhe institucionet financiare po investojnë shumë përkundër teknologjive të shtrenjta. Sfidat më të cilat po ballafaqohen institucionet financiar dhe pritshmëritë janë që me teknologjitë e reja dhe AI të kemi vendimmarrjen e duhur, për qeverinë dhe bizneset gjithashtu”, theksoi ai.

Të ngjashme