Sekreti i lumturisë, në plot kuptimin e fjalës gjendet para fytyrës tuaj: sipas hulumtuesve, përdorimi i internetit në përditshmëri e rritë disponimin dhe lumturinë.
Studimi, i kryer nga Dr. Fulvio Castellaci dhe Henrik Schwabe, nga Qendra e Teknologjisë Inovative dhe Kulturës në Universitetin e Oslos, ka analizuar më shumë se 100,000 evropianë për studimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Pas përjashtimit të faktorëve të jashtëm si të ardhurat financiare, vendbanimin, etj., ata në mënyrë të drejtpërdrejt e kanë vëzhguar lidhjen mes të qëndruarit në internet dhe lumturisë së një personi.
Autorët kanë vërejtur se në moshën 18-25 vjet nuk ka pasur ndonjë dallim në lumturi mes atyre që kanë qëndruar online rregullisht dhe mes atyre që rrallëherë e kanë përdorur internetin.
Sidoqoftë, studimi ka zbuluar se me plakjen e një personi, ata që kishin e kishin përdorur internetin më shumë kishin qenë të lumtur për më gjatë.