Shumë prej nesh shpesh i kontrollojmë telefonat e avancuar ndërsa ecim rrugës, qoftë për të pasur qasje në informacione të ndryshme apo edhe për të shpenzuar kohën.
Por, sipas mediave të huaja, përdorimi i telefonit gjatë rrugës së shpejti do të bëhet akt i paligjshëm në regjionin e Kangawa të Japonisë qendrore.
Zyrtarët e vendit e kanë propozuar këtë nismë, pasi rezultoi që shumë njerëz i përdorin telefonat e tyre ndërsa ecin rrugës.
Studiuesit vëzhguan 6,000 njerëz përgjatë dy stacioneve të trenave në qytetin Yamato dhe zbuluan se 12 për qind e tyre kishin qasje në telefona.
Nisma vjen pasi thuhet se ka pasur një rritje të incidenteve midis njerëzve që ecnin, dhe ishin të fokusuar në pajisjet e tyre.