Pse Perëndimi i besoi Ibrahim Rugovës?
Me pak fjalë, krejt është e thjeshtë: ai ishte i vërtetë, besonte në vlerat perëndimore, të cilat i përbrendësoi dhe krijoi filozofi politike që mahniste perëndimin, ishte i sinqertë, kishte një ide të madhe dhe përditë fliste për tolerancë e vlera humane.
Ai kurrë s’tregonte sa e poshtër është Serbia apo kundërshtarët e tij, por fliste për shpirtin e tolerancës dhe zgjohej, siç thoshte, me idenë që të bënte diçka të mirë për vendin dhe njerëzit e tij.
Pra, vendi ynë që dikur e latonte mendimin politik, sot ndodhet në një paralizë mendore.
Prandaj, sot, pakkush në botën perëndimore u beson udhëheqësve tanë, sepse, ata s’kanë ide, s’janë të vërtetë e as të sinqertë.
Sepse, shpjegimet tyre për çështje politike, s’janë as të vërteta, as kompetente e as perëndimore, por janë rrjedhojë paranojave, jokompetencës dhe mendësisë thellësisht joperëndimore.
S’mund të zhvillohet vendi nëse për çdo dështim gjejmë një justifikim, nëse përditë tregojmë sa të këqij janë të tjerët, kurse vetë s’bëjmë asgjë me vlerë.
Çfarë vlera politike përfaqëson vendi ynë sot?
Albert Einstein diku ka thënë: “Më e rrezikshme sesa injoranca është vetëm arroganca”.