Rusia definitivisht do të hakmerret për dëbimin e diplomatëve rusë nga qeveri të shumta perëndimore dhe evropiane, ka deklaruar të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan sot Koha Ditore.
Peskov ka thënë se Moska do të kundërpërgjigjet ndaj dëbimit në masë të diplomatëve nga Britania e Madhe, SHBA-ja dhe aleatët e tjerë, “por këtë gjë do ta bëjë në kohën e përshtatshme”.
Peskov, duke folur në një konferencë shtypi, nuk ka dhënë detaje se si do të duhej të ishte kundërpërgjigja ruse, por ka thënë se ajo do të korrespondojë me interesat shtetërore ruse.