Perëndimi-Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Zbulohet pse sot Serbia ka hequr shkallën më të lartë luftarake të ushtrisë së saj në kufi me Kosovën. Arsyeja është se kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore, transmeton Koha.net.

Nëse Serbia për çfarëdo arsyeje merr vendimin që me forcat e veta të ndërhyjë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapët, jo me forcat policore të Kosovës por me njësitë e KFOR-it e të NATO-s, ka qenë kërcënimi i këto ditshëm nga NATO.

Këtë kërcënim të drejtpërdrejtë e të rreptë lidhur me tensionet e fundit në Kosovë,e ka thënë në bisedë me zyrtarët serbë përfaqësuesi i lartë i njërit nga vendet më me ndikim të NATO-s në Beograd, përcjell portali serb “novosti”

“Ky diplomat ka qenë shumë i interesuar të dijë se si i sheh Beogradi ngjarjet në Liqenin e Ujmanit”, citon kjo gazetë Beogradit të ketë thënë një bashkëbisedues i saj të cilin ajo nuk e identifiko.

Në po atë takim është shfaqur pakënaqësi e hapët e lidhur me ngritjen e shkallës së gatishmërisë së luftës të forcave të armatosura të Serbisë.

Përfaqësuesi i këtij shteti s’e zbuloi mundësinë konfliktit por ai tha se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe t’i mbajë larg Kosovës

Sipas kësaj gazete, ky nuk është kërcënimi i parë që nga Perëndimi i bëhet Serbisë.

“Çdo paralajmërim i Serbisë se do ta mbrojë popullin v et në Kosovë, përcillet me pakënaqësi të vendeve perëndimore dhe me vërejtjen për Beogradin se do të ketë punë me NATO-n sikur në vitin 1999”.

Gazeta thekson se Serbia në planin e sigurisë nuk ka probleme me Kosovën, madje edhe nëse asaj i bashkohen forcat ushtarake të Shqipërisë, porse Kosova është nën ombrellën e NATO-s.

Këto ditë në Beograd qëndron shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nga 8 deri më 11 tetor në Serbi mbahen ushtrimet e NATO-s për reagime të shpejta në situata emergjente në të cilat marrin pjesë 40 vende me 1000 ushtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme