Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez shpreson se deri më 1 janar, çështja e Kylian Mbappes do të zgjidhet tërësisht.
Duke folur për El Debate ai tha se shpreson që sulmuesi francez të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.
“Në janar do të kemi të reja rreth Mbappes. Shpresojmë se deri më 1 janar situata e Mbappes do të zgjidhet tërësisht”, tha Perez.
Mbappe ishte afër kalimit në Real Madrid qysh në afatin kalimtar veror, por pas shumë përpjekjeve, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe talenti francez vazhdoi me Paris Saint-Germainin. /Gazeta Express/