Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, ka mbetur i frustruar pas telefonatës mes Marcelo-s dhe James Rodriguez, sipas Don Balon.
Rodriguez e kishte thirrur Marcelo-n për t’i dhënë kurajo pas disfatës së fundit nga Barcelona, pasi që bashkë me Cristiano Ronaldo-n, ata kishin qenë miqtë e tij më të ngushtë gjatë kohës së tij në Spanjë.
Mirëpo, Perez ka mbetur i frustruar që punët e Realit po diskutohen me një lojtar që nuk është aktualisht në skuadër, dhe kjo mund të ndikojë në të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu” pasi t’i skadojë kontrata me Bayern-in.