Përfaqësues të IKSHPK-së dhe QRSHP-ve morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ndërhyrja në fëmijërinë e hershme”

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të IKSHPK-së dhe QRSHP-ve, nga data 2 deri më 5 shtator 2025 morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ndërhyrja në fëmijërinë e hershme”, të mbajtur në ISCTE – Instituti Universitar i Lisbonës.

Në konferencë u theksua rëndësia e ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme, për zhvillimin fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve, duke promovuar qasje të integruara ndërmjet shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale. Fëmijëria e hershme (0–6 vjeç) përfaqëson një periudhë kritike për zhvillimin e trurit, aftësive kognitive, emocionale, sociale dhe motorike.

Në Kosovë tashmë ekziston Plani i Veprimit për Ndërhyrje në Fëmijërinë e Hershme, i cili përcakton hapat strategjikë dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij modeli në nivel kombëtar.
Modeli i Portugalisë për ndërhyrjet në fëmijërinë e hershme është vlerësuar si më i përshtatshmi për t’u adaptuar në Kosovë. Ky model do të zbatohet në kujdesin parësor përmes një ekipi multidisiplinar, që përfshin:
•Psikologun
•Logopedin
•Fizioterapistin/Ergoterapistin
•Punëtorin social
•Edukatorin.

Të ngjashme