Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar Raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për vitin 2019, raporton Ekonomia Online
Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka pyetur se fare mekanizma përdoren për ngritjen e efikasitetit të prokurorëve.
“Keni cek te vlerësimi i performancës së prokurorëve, në KPK janë 171 prokurorë më pak se gjysma janë vlerësuar, çfarë mekanizmi keni të vlerësimit dhe ngritjes së vërejtjes e vëmendjes së efikasitetit të prokurorëve”.
“A keni vendosur sistem në cilin prej viteve mundemi me pas performancë më mirë duke krahasuar që në vitin 2019 ka më pak raste të zgjidhur se në atë të vitit 2018. Ne kemi pasur tërheqjen e Ambasadës Amerikane, siç deklarohet ambasada ata thonë se atyre i mungon transparenca çka ka ndodh me tre anëtarët e KPK-së ku kanë shkuar të konkurrojnë për kryeprokuror”.
Drejtor i Sekretariatit të Përgjithshëm të KPK-së Lavdim Krasniqi, ka thënë se sfidë ka qenë numri i lëndëve të trashëguara.
Por sipas tij, raporti tregon që më shumë ka lëndë të zgjidhura se sa të bartura, raporton EO.
“Deri më tani është përzgjedhur një anëtar jo prokuror nga Kuvendi dhe tash priten dy. Është me ligj e parashikuar që 1/3 e prokurorëve të kenë vlerësim të performancës. Në raportet e këtij komisioni jepen rekomandime për perfomancën e dobët ose propozohen edhe masa të tjera deri në shkarkim”.
“Nëse e shikoni pasqyrën në përgjithësi nga vitit 2015 në vazhdimësi ka rritje të performancës në zgjidhje, problem deri në vitin 2019 ka qenë numri i lëndëve të trashëguar dhe tani ka nisur të zvogëlohet”.