Përfaqësuesi belg: Ka shumë tensione në Ballkan, Kosova të bëhet pjesë e AP të NATO-s

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 10:33 | Nga Gzim Mujaj

Kryesuesi i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, dhe përfaqësuesi nga Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin e Belgjikës, Theo Francken, tha se do ta ndihmojnë Kosovën në hapat e ardhshëm për integrim në BE dhe NATO, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se Kosova mund dhe duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Sipas tij, është me rëndësi që të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, pasi ka shumë tensione.

“Belgjika gjithmonë e ka mbështetur këtë shtet, që nga dita e parë e Pavarësisë. Dhe dua ta theksoj se Belgjika gjithmonë do ta mbështesë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, si dhe integritetin territorial të sajti”.

“Ka shumë tensione në Ballkan, tensione brenda vendit dhe mendoj qe është e rëndësishme që jeni këtu, për të treguar se Belgjika është në krahun tuaj. Kur flasim për NATO, Kosova mundet dhe duhet të jetë anëtare. Do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën. Asambleja e NATO-s është një vend i rëndësishëm për ta diskutuar stabilitetin në Ballkan, i cili mbetet një ndër prioritetet tona. Kemi edhe luftën në Ukrainë, që tregon se ana lindore nuk është stabile. Kjo na tregon se stabiliteti këtu në Ballkan është shumë i rëndësishëm për njerëzit e juaj”.

“Pika e tretë është migrimi. Kemi shumë shqiptarë në Belgjikë, më shumë se 40 000. Gjithmonë e mbajmë mendjen dhe zemrën e hapur për njerëzit evropianë që vijnë në vendin tonë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme