Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar për një takim që është zhvilluar mes përfaqësuesve, të cilët kanë diskutuat për ‘‘pasiguritë nga tregu i lirë i energjisë’’.
Siç bën të ditur OEK, në takim janë adresuar edhe sfidat që po përballen bizneset për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale.
‘‘Takohen përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar pasiguritë nga tregu i lirë i energjisë
Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot në Odën Ekonomike të Kosovës për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale’’, thuhet në njoftim.
Tutje, nga OEK deklarohet se tashmë disa kompani janë duke i ndjerë pasojat dhe se, përfaqësuesit kanë theksuar se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve.
Pos kësaj, në postimin e Odes Ekonomike, është theksuar edhe rëndësia e një reflektimi të ‘‘menjëhershëm nga ana e Qeverisë’’.
‘‘Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë. Të pranishmit ritheksuan rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e Qeverisë, përpara se të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore’’, thuhet në postim.