Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, raporton Ekonomia Online.
Njëjtë si presidentja Osmani e kryeministri Kurti, i ulur në karrocë është parë edhe kryeparlamentari Konjufca, me ç’rast kjo po bëhet në shenjë solidariteti me përdoruesit e karrocës.
Më herët përfaqësuesit e shoqatës Handikos kanë takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.