Përfaqësuesit e Luginës nisën për në ShBA, nesër para Senatit

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, ku nesër do të jenë pjesë e një ngjarje të zhvilluar në senatin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka shkruar se Lucia nesër do të jetë një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës.

“Rrugës për kryeqendrën botërore të demokracisë. “Congressional Briefing” për Luginën e Preshevës organizuar nga zyrat e senatorëve Joni Ernst dhe Gary Peters. Senatorët Ernst dhe Peters janë bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA. Një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës.

Pas një angazhimi të madh me Ligën Qytetare Shqiptaro – Amerikane të kryesuar nga Joe and Shirley DioGuardi për të raportuar pozitën e vështirë të komuniteti shqiptar dhe diskriminimin sistemik para Senatit në këto momente të jashtëzakonshme për zhvillimet politike. Përfundimisht, pjesë e agjendës së Capitol Hill-it. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme