Përfaqësuesit e SBASHK në selinë e sindikatave në Bruksel

Prishtinë | 13 Dhj 2023 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e
Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e
shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë e në disa vende e në disa të
tjera dhe mungon me fajin e qeverive, thuhet në njoftim.

Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë.

Komunikata e plotë :

Përfaqësuesit e SBASHK në selinë e sindikatave në Bruksel


Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e
Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e
shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë e në disa vende e në disa të
tjera dhe mungon me fajin e qeverive. Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do
të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes
sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë.
Duke u ndjerë krenare, që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pjesë e kësaj ngjarje të madhe e
domethënëse të sindikatave të Evropës, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të
Arsimit të Evropës, Susan Flocken i ka pritur ata në selinë e sindikatave në Bruksel. Drejtorja e
ETUCE, znj.Flocken ka deklaruar se ndjehet krenare që përfaqësuesit e SBASHK-ut, jo vetëm
më këtë protestë madhështore, por janë pjesë aktive edhe e të gjitha ngjarjeve e aktiviteteve
sindikale duke dëshmuar se janë sindikatë unike dhe e fortë. Ajo ka falënderuar kryetarin
Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me
selinë në Bruksel duke përsëritur se në selinë e Sindikatave të Evropës e botës janë të shqetësuar
për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut sindikal. Ajo ka
përsëritur se SBASHK është pjesë e respektuar e Unionit të Sindikatave të Arsimit dhe
Internacionales Botërore të Arsimit dhe se do të ketë mbështetjen e vazhduar në angazhimet në
sbërbim të anëtarësisë dhe zërit të fuqishëm sindikal.

Të ngjashme