Është mbajtur takimi i parë për programin “Grassroots Charter”, ku ishin të pranishëm Piet Hubers dhe Igor Jankovic nga UEFA dhe nga FFK, zv.sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe përfaqësuese, Artan Govori, drejtori teknik, Michael Nees dhe menaxherja për Grassroots, Sanije Krasniqi.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e UEFA-s i njoftuan përfaqësuesit e FFK-së për kriteret që duhen të përmbushën për programin “Grassroots Charter”, në mënyrë që të fitohen fondet për zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Si kusht për të përfituar fondet e këtij programi është që Kosova si një shtet me rreth 2 milionë banorë, të ketë 20 mijë pjesëmarrës në futboll. Si pjesë e këtij programi do të jetë edhe seminari për licencën C të UEFA-s dhe licencën për Grassroots, por edhe shumë projekte tjera, që janë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të Kosovës.