Përfaqësuesja e Kosovës bëhet me sponsor

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 16:02 | Nga

Federata e Hendbollit e Kosovës sot  në  ambientet e Hotel ‘Prishtina’ në Prishtinë  prezantoi sponsorin e radhës të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për EURO 2020 si dhe ndeshjeve miqësore deri me 31 maj 2017.

Bëhet fjalë për KEP Trust organizatën mikrofinanciare e cila ka vendosur të mbështes fuqimisht Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, në periudhën e cekur më lartë. Kontrata është nënshkruar nga Kryeshefi i Biznesit pran KEP-it  z.Hashim Sejdiu kurse në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci.

Image

Sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci paraprakisht falënderoi KEP-in për mbështetjen e vazhdueshme për FHK-në kurse në veçanti tani me mbështetjen e Kombëtaren e Kosovës si një ndër sponsorët para  fillimit te ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020 me shpresë se do te thellohet edhe ma shumë bashkëpunimi, por kjo mbështetje të tërheqë edhe sponsor të tjerë sepse sporti dhe hendbolli  kanë nevojë për ndihmë sidomos  në garat në arenën ndërkombëtare. Ne si federatë jemi shumë të lumtur që e kemi arritur këtë marrëveshje që për ne do të thotë shumë në këtë fazë të rëndësishme të prezantimit të hendbollit kosovar në arenën ndërkombëtarë.

Image

Kryeshefi i Biznesit pranë KEP-it z.Hashim Sejdiu tha se KEP po edhe ai vetë është i privilegjuar se do te jenë sponsor të sportit në këtë rast të Kombëtares së Kosovës për meshkuj duke e ditur se sporti ka një vend të veçante, prandaj mbështetja financiare shpresojmë që do te jetë një ndihmë e konsideruar për djelmoshat e Kombëtares për te na përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Pas nënshkrimit të kontratës u prezantua edhe fanella e Kombëtares së Kosovës me emblemën e KEP të cilat do ti bartë Kombëtarja e Kosovës gjatë ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme