“Miss Tajlanda”, Anna Sueangam-iam, mahniti publikun me një fustan të bërë me kanaçe, të cilin e veshi gjatë mbrëmjes.
Tani fustani është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se 150,000 pëlqime që kur Sueangam-iam ndau një foto në Instagramin e saj .
Fustani i cili u dizenjua nga marka Manirat, njihet si “Fustani i Fshehur i Çmuar i Diamantit” – ku kombinon hapëset e kenaçeve prej alumini me kristalet Swarovski.
Por ky fustan ka gjithashtu një histori e cila i emocionoi të gjithë.
“Ky fustan u frymëzua nga mjedisi ku jam jetuar përgjatë fëmijërisë sime”, ka shkruar ajo në Instagram.
“Duke u rritur me prindër grumbullues plehrash, jeta ime si fëmijë ishte mes grumbujve të mbeturinave dhe materialeve të riciklueshme. Ky fustan unik u bë qëllimisht me materiale të hedhura dhe të ricikluara, përkatësisht ‘Skeda e kanaçes’ për t’i paraqitur UNIVERSIT atë që konsiderohet e pavlerë. Nga shumë njerëz në fakt posedon vlerën dhe bukurinë e vet. Faleminderit të gjithëve që e patë, e dëgjuat dhe shpresojmë që jeni mesazhi i vetëvlerësimit”.
“Edhe pse disa e quanin si “mbretëresha e bukurisë së plehrave”, kjo nuk e pengon kurrë të shkëlqejë si një perlë e çmuar”, shkruhet në një mbishkrim në faqen e Instagramit të Miss Tajlandës .
Sipas biografisë së saj zyrtare të Miss Universe , Sueangam-iam, lindi dhe u rrit në një lagje të varfër në Bangkok. Familja e saj më vonë e dërgoi në një tempull për ta mbrojtur nga një mjedis i pasigurt. Ajo u rrit mes murgeshave budiste dhe vaktet e saj përbëheshin kryesisht nga mbetjet e murgjve.
“Në moshë të re, varfëria e diferencoi jetën e saj në shkollë nga fëmijët e tjerë, veçanërisht kostoja e shkollimit”, thuhet në biografinë e saj.
“Për të mbuluar tarifat e saj të shkollimit, asaj iu desh të mblidhte pikë të meritës, të dhuronte gjak çdo semestër, të mblidhte shishe plastike të mbeturinave dhe të pastronte banjat publike. Kjo përvojë e bëri atë të vërë në dyshim mundësinë e fëmijëve tajlandezë për arsimim.”
Sueangam-iam tani shpreson të përdorë platformën e saj për të përfaqësuar dhe përforcuar zërat e fëmijëve nga prejardhje të paprivilegjuar. Ajo aktualisht punon me një numër organizatash jofitimprurëse, duke përfshirë “Smile Train Thailand”.