Përfaqësuesja e USAID-it: Korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha në zhvillimin e Kosovës

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 12:20 | Nga Besiana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është prezantuar  raporti vjetor i monitorimit të prokurimit publik, i përgatitur nga BIRN.  Visar Prebeza nga BIRN në prezantimin e raportit ka treguar disa nga shkeljet që kanë bërë në komuna dhe institucione, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi dashur të testojmë dy prej ndryshimeve ligjore, e para ka qenë kërkesa për rishqyrtim. Kërkesën për rishqyrtim e kemi testuar në dy mënyra, kush i shqyrton kërkesat dhe a ja ka vlejtur. Ajo çka kemi vërejtur është se një pjesë e madhe e komunave nuk e kanë ditur kush duhet t’i shqyrtoj këto ankesa”.

“Bazuar në të dhënat e grumbulluar tek ministritë komunat dhe ndërmarrjet publike janë dorëzuar gjithsej 272 kërkesa për rishqyrtim të vendimit, prej tyre 15% ishin në favor të operatorëve ekonomik”. 

“Gjatë monitorimit të prokurimit nëpër komunat e Kosovës kemi hasur në një proces të tenderimit qe ishte i pazakontë, bëhet fjalë për tenderin ‘Shënjezimi horizontal e vertikal dhe vendosja e barrierave në rrugët e Prizrenit’”.

“Në ketë proces të prokurimit janë bërë disa shkelje ligjore nëpër disa periudha kohore. Kontrata ishte nënshkruar në muajin korrik të vitit 2017 gjatë kohës kur kryetar ishte Ramadan Muja, por kryetari aktual Mytaher Haskuka e ka zbatuar këtë kontrate”, tha ai.

Christina Davies nga USAID tha se korrupsioni është ndër pengesat më të mëdha të zhvillimit të Kosovës.

“Kosova është bërë një lider në këtë fushë duke kërkuar nga autoritetet e kontraktimit t’i publikojnë kontratat dhe kjo paraqet një hap të madh të shtetit. Korrupsioni mbetet një pengesë e madhe për zhvillimin në Kosovë. Në mënyrë që ta luftojmë korrupsionin Kosova duhet të shikoj mundësitë e veta ta rrit transparencën”.

“Par të ndihmuar institucionet duhet të identifikojmë fushat ku duhet të kemi përmirësime. Institucionet e Kosovës të sundimit të ligjit duhet të punojnë shumë. Ne mbesim një partner i vazhdueshëm i shoqërisë civile drejt luftimit të korrupsionit dhe e tëra fillon me sundim të mirë të ligjit”, tha ajo.

Sami Uka kryesuesi i OShP-së, tha se me ndryshimin e ligjit çështja e ankimimit do të trajtohet me prioritet, raporton EO.

“KRPP-ja ka iniciuar procesin e ndryshmit të ligjit. Ka tipe të ndryshme të çështjes së ankimimit. Është provuar që të rritet efektiviteti në fushën e ankesave në mënyrë që ato trajtohen më shpejt. Jemi duke menduar që çështjen e ankimimit ta trajtojmë shumë seriozisht. OShP-ja tash është me 3 anëtarë e do të duhej të ishte me 5”.

“Është diskutuar që OShP t’i ketë 3 anëtarë të përhershëm dhe 20 të përkohshëm. Kosova njihet si ndër vendet më transparente në Ballkan. Autoritet kontraktuese të gjitha vendimet i kanë publike. Të gjitha edhe kontrata janë të qasshme për publikun. Një hap tjetër që KRPP po synon ta marr është çështja e ngritjes së efektivitetit të procedurave të prokurimit”, tha ai.

Të ngjashme